Plagosja e 30-vjeçarit në Shkodër/ Zbardhet ngjarja, identifikohet autori


Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur dy ditë më parë, në lagjen “Mark Lula” të Shkodrës, ku u plagos me armë zjarri në këmbë një person.

Ndue Preka, u plagos lehtë në këmbë, pasi u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit ku ai ishte pasagjer.

Policia ka identifikuar autorin, 25-vjeçarin Klodian Krasniqi, i cili më parë ka pasur emrin Guraleci. I riu është ende në kërkim nga policia.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të organizuara dhe të kryera menjëherë pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e datës 09.06.2024, për një plagosje në lagjen “Mark Luka”, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin: K. K., 25 vjeç, banues në Fushë Kuqe”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Check Also

I nxehti afrikan, mësoni si do të jetë moti këtë fundjavë

Këtë fundjavë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *