Plagosi me thikë të riun, arrestohet 51-vjeçari në Cërrik

Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi pas një sherri plagosi me thikë një të ri. Ngjarja ndodhi në fshatin Shtëpanjë të Cërrikut. Agron Hoxha akuzohet se ka plagosur me thikë 35-vjeçarin me inicialet A. H.

NJOFTIMI I POLICISE
Goditi me mjet prerës, një 35-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, si rezultat i inteligjencës policore dhe veprimeve të shpejta nga Policia, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Shtëpanjë, një shtetas ishte dëmtuar me mjet prerës, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Si rezultat i veprime të shpejta policore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i autorit të këtij rasti, shtetasit A. H., 51 vjeç, banues në Cërrik, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në fshatin Shtëpanjë, ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. H., 35 vjeç, banues në Cërrik, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës thikë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Check Also

Ekzekutoi shqiptarin në Greqi në 2010, arrestohet pas 14 vitesh Dritan Hoxha

Pas 14 vitesh në arrati është arrestuar Dritan Hoxha, i akuzuar për vrasjen e bashkatdhetarit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *