Tiranë/ 60-vjeçari shiti dy herë apartamentin, burrë e grua i shkatërrojnë ambientet, arrestohen 6 persona

Tiranë

Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin G. A., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi në gjendje të dehur është konfliktuar me nënën e tij dhe e ka shtyrë atë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin A. M., 60 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. F., 52 vjeç dhe I. F., 52 vjeç (bashkëshortë). Shtetasi A. M. dyshohet se ka shitur 2 herë një apartament, me anë të mashtrimit, ndërsa shtetasit E. F. dhe I. F., me vetëgjyqësi, kanë dëmtuar pllakat e këtij apartamenti, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. S., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme, ka përndjekur ish-të dashurën e tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– S. Zh., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin, në autostradën “Tiranë-Durrës”, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. M., 26 vjeç. Nga aksidenti janë dëmtuar 2 pasagjerët në automjetin me shtetasin A. M., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;

– G. Sh., 29 vjeç, banues në Kamëz, pasi me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, në autostradën “Durrës-Tiranë”, ka përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale;

– K. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Check Also

Ekzekutoi shqiptarin në Greqi në 2010, arrestohet pas 14 vitesh Dritan Hoxha

Pas 14 vitesh në arrati është arrestuar Dritan Hoxha, i akuzuar për vrasjen e bashkatdhetarit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *