Person i tretë në makinën e viktimave? Replikë.al mëson detaje të reja! Eksponent i botës së krimit, u arratis i …

Burime për Replikë.al bëjnë me dije se në automjetin që ndodheshin dy viktimat, Hamza Lici dhe Arlind Bushati ka dyshime të arsyeshme qënë edhe një person i tretë.

Identiteti i tij nuk bëhet i ditur për shkak se ngjarje po hetohet aktualisht. Burime bëjnë me dije se ai dyshohet të jetë plagosur dhe më pas ka arritur të arratiset nga mjeti.

Grupi hetimor ka mbledhur prova në vendngjarje, si edhe për të vërtetuar nëse ka pasur një person të tretë në shoqëri me viktimat. Dyshohet që ai të jetë një eksponent i njohur i botës së krimit.

Gjithashtu, burime bëjnë me dije që në automjet janë gjetur 3 armë çka shton dyshimet se mund të ketë qënë edhe një person tjetër në makinë. Gjithsesi nuk përjashtohet nëse njëri prej viktimave të zotëronte dy armë.