Përmirësohet situata e zjarrit në Shëngjin…

Zjarri masiv në Malin e Rrencit, kurora mbi plazhin e Shëngjinit dhe Ranës së Hedhur, ka krijuar një situatë të ngjashme me të luftës. Përgjatë gjithë mbrëmjes së kaluar, ekipet e MZSH, nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm Arben Cara, kanë mundur të mobilizojnë vatrat e zjarrit, duke shpëtuar disa njësi shërbimi dhe banesa.

Kujtojmë se mali i Shëngjinit digjet prej dy ditësh, e për pasojë janë dëmtuar qindra Ha pyje, disa njësi shërbimi dhe disa banesa. Fatmirësisht pa dëme në njerëz, por me dëme të mëdha ekonomike.