Përfundon numërimi në Pogradec, Bledi Çomo më i votuari me 8399 vota, atmosfera festive mes mbështetësve socialistë

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave preferenciale në bashkinë e Pogradecit, ku kandidati socialist Bledi Çomo ka dalë fitues me 8399 vota, duke lënë pas kandidatin demokrat Gentian Çela, i cili ka siguruar 2880 vota.

Pas shpalljes së rezultatit, mbështetësit e Çomos festuan fitoren me brohoritje dhe duartrokitje, ndërsa vetë Çomo falënderoi të gjithë banorët e Pogradecit për mbështetjen.

“Faleminderit të gjithë banorëve të Pogradecit, i love you Pogradeci dhe do të jem përfaqësuesi i zërit tuaj. Është rezultat i mrekullueshëm. Njerëzit kanë krijuar besim te PS për shkak të udhëheqjes së tyre, po ashtu edhe një pune të mirë të strukturave të PS,” tha Bledi Çomo.