Do përfshihet në politikë? Ja si përgjigjet Luiz Ejlli

Luiz Ejlli një nga artistët që rrëmbeu zemrat e mijëra shqiptarëve kur ishte në “BBVA2” vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes të mediave por jo vetëm. Madje të shumtë kanë qenë ata që dua ta shohin artistin të angazhuar dhe në fushën e politikës. Me mendimin se është një person i aftë, bindës dhe i dashur me njerëzit, në rrjet është komentuar shumë se pse artisti stepet nga politika.

Në lidhje me këtë situatë së fundmi, Luiz Ejlli na ka dhënë një përgjigje goxha të bindshme në lidhje me këtë situatë. Nga një reagimi i bërë në rrjet, ai shkruan se pavarësisht mbështetjes së madhe të marrë nga shqiptarët, vetë si person mendon që nuk është se i përket fushës së politkës. Sipas Ejllit, politika i lëndon njerëzit dhe ndaj ai nuk ka dëshirë që të bëjë pjesë në një gjë të tillë.
Dhe me bindje të plotë tha që nuk heq dorë nga muzika pasi don skenën në vend të zyrës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)

Reagimi i plotë i Luiz Ejllit:

Të shumtë janë ata që më kërkojnë të hyj në politikë. Mbase ngaqë më shohin si zë që dëgjohet apo si një njeri që nuk ka frikë të flasë. Unë nuk kam ardhur në këtë jetë për të ndarë njerëzit por për t’i bashkuar. Nuk dua të jem arsyeja pse njerzit të zihen mes tyre. Kur gjithçka që dua është ti bëj të buzëqeshin bashkë. Unë besoj te muzika, te dashuria, te forca e një fjale që shëron dhe jo që përçan. Politika kërkon të zgjedhësh një anë. Unë kam zgjedhur njeriun! Nuk dua të jem i një krahu, kur mund të jem krah për të gjithë. E kam parë se çfarë bën politika me njerëzit, si ua ndryshon sytë, zemrat, fjalët. Nuk dua pushtet mbi askënd. Dua t’i mbaj duart e lira që të përqafoj, jo të nënshkruaj vendime që lëndojnë. Nuk dua zyrë, dua skenë. Ndaj, më falni nëse ju kam zhgënjyer duke mos u bërë pjesë e politikës. Kjo është mënyra që unë kam zgjedhur për të mbrojtur atë që dua më shumë, njeriun, familjen, artin, fjalën e lirë dhe vetveten.