Përdhunimi i 11-vjeçares në Kosovë, 40 vjet burg për të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 40 vite burg 4 të akuzuarit për përdhunimin e 11-vjeçares në Kosovë.

Mësohet se njëri prej tyre është liruar.

I akuzuari E.R. është shpallur fajtor për veprën penale “Dhunim”  dhe është dënuar me 15 vite burg.

XH.S. është shpallur fajtor gjithashtu për veprën penale “Dhunimi” si dhe për veprën penale “Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi” dhe është dënuar 8 vite burg.

I mituri tjetër G.R. është shpallur fajtor për veprat penale “Dhunimi”, “Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi” dhe veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale ‘Dhunimi’” dhe është dënuar 9 vite.

Edhe i mituri G.J. është shpallur fajtor për veprën penale  “Dhunimi” dhe veprën penale “Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi” dhe ndaj tij është vendosur dënimi me burg prej 8 vitesh.

I akuzuari SH.K. është liruar nga akuza për veprën penale “Shërbime Seksuale të viktimës së trafikimit”.

vijon…