Për pak sherri u kthye në tragjedi në Tiranë! Përleshje masive në rrugë, i riu dhunon dhe i merr armën policit dhe ia drejton…
Një sherr masiv mes disa personave ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Stacionit të Trenit, Tiranë. Mësohet se përplasja ka nisur për motive banale.
Sipas personave të pranishëm në vendngjarje, një person ka dhunuar policin që ndërhyri dhe i ka marrë pistoletën duke tentuar të qëllojë ndaj qytetarëve të tjerë.
Kalimtarët kanë ndërhyrë menjëherë dhe gjatë përleshjes mes personit agresor dhe policit, arma ka “fluturuar” në anën tjetër të rrugës.
Në pamje mund të dëgjohen edhe britmat e qytetarëve dhe një grua që tenton të qetësojë një djalë, në dukje i ri në moshë.Nuk dihet ende se cili ka qenë motivi i këtij sherri, por të gjithë kalimtarët janë tronditur dhe kanë mbetur të shtangur nga këto skena dhune në mes të rrugës.
JOQ ALBANIA ka mësuar se sherri ka nisur në fillim në lokal dhe më pas ka vijuar në rrugë, ku janë përfshirë edhe persona të tjerë.