Pas një jave shkurtohet rruga drejt jugut!/ Rama publikon pamjet nga tuneli i Llogarasë, pritet të hapet me 5 korrik

Pas një javë rruga drejt jugut të Shqipërisë dhe disa prej zonave më të lakmuara turistike do të jetë më e shkurtër. Kjo pasi me 5 korrik pritet që të hapet tuneli i Llogarasë, ndërsa kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje në rrejtët sociale të cilin e përshkuan teksa udhëton drejt Dhërmiut në jug.

“Për Dhërmi nga tuneli spektakolar i Llogorasë. Edhe pak ditë hapja për qarkullimin e lirë”, u shpreh Rama.

Pak ditë më parë Rama bëri me dije se tuneli do të përurohet në 5 korrik 2024, duke shkurtuar distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta.Me një gjatësi prej afro 6 kilometrash, tuneli kryesor është i veshur me beton dhe i pajisur me sistemet komplekse të drenazhimit, ventilimit, mbrojtjes kundër zjarrit dhe tymrave, ndriçimit, thirrjeve të emergjencës dhe sinjalistikës.