Pas më shumë se dy orësh, Artan Lame del nga SPAK


Pas më shumë se dy orësh ish-kreu Kadastrës, Artan Lame ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër korrupsionit.

Lame u thirr në SPAK për t’u pyetur mbi një dosje e cila po hetohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit.

Dosja ka të bëjë me premtimet për dhënien e legalizimeve në këmbim të votës për zgjedhjet lokale të vitit 2019.Kujtojmë që në pranga pak kohë më parë ra një ish-punonjës i ALUIZNI-t dhe një ish-kryeplak.