Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët ndërsa nga orët e mesditës e pasdite priten shtim të vranësirave mesatare deri të dendura. Fillimisht përgjatë ultësirës Perëndimore më pas në pjesën më të madhe të territorit deri në orët e pasdites vonë. Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar fillimisht në pjesën jugperëndimore të Ultësirës Perëndimore e më pas pritet të prek pjesën më të madhe të territorit.
Reshjet pritet të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar kryesisht në relievet kodrinore malore shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Në orët e pasdites vonë reshjet humbasin intensitet e territor e më pas ndërprerje në të gjithë territorin. Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijë bregdetare era fiton shpejtësi deri 8-10m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 22/37 | Diell re shi |
Kukës | 20/33 | Diell re shi |
Lezhë | 21/36 | Diell re shi |
Dibër | 16/30 | Diell re shi |
Durrës | 22/35 | Diell re shi |
Tiranë | 18/35 | Diell re shi |
Elbasan | 21/35 | Diell re shi |
Berat | 20/35 | Diell re shi |
Vlorë | 21/33 | Diell re shi |
Korcë | 16/28 | Diell re shi |
Gjirokastër | 19/34 | Diell re shi |
Sarandë | 22/35 | Diell re shi |