Parashikimi i motit, e martë, 27 gusht 2024

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell nga orët e mesditës e pasdite priten vranësira të pakta e hera – herës deri mesatar kryesisht në relievet malore të vendit. Vranësirat në relievet malore të vendit në orët e nxehta pritet të shoqërohen me reshje shiu  me intensitet të ulët (kryesisht në formë pikash).

Era pritet të fryjë me drejtim  juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijë bregdetare era fiton shpejtësi deri 8-10m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 17/35 Diell pak re
Kukës 20/38 Diell re
Lezhë 25/38 Diell re
Dibër 18/37 Diell re
Durrës 21/37 Diell pak re
Tiranë 24/37 Diell  pak re
Elbasan 24/36 Diell pak re
Berat 20/37 Diell re
Vlorë 21/35 Diell pak re
Korçë 16/30 Diell re
Gjirokastër 18/39 Diell pak re
Sarandë 20/37 Diell pak re