Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të relativisht të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët nga orët e mesditës e pasdite mot me vranësira mesatare e të dendura. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht në jug në relievet malore më pas pritet të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit. Në relievet malore në juglindje e lindje reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët e hera – herës deri mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Era pritet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijë bregdetare era fiton shpejtësi deri 8-10m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 21/36 | Diell re |
Kukës | 17/32 | Diell re shi |
Lezhë | 21/35 | Diell re |
Dibër | 17/31 | Diell re shi |
Durrës | 21/36 | Diell re |
Tiranë | 23/35 | Diell re shi |
Elbasan | 22/38 | Diell re |
Berat | 20/37 | Diell re shi |
Vlorë | 23/33 | Diell re shi |
Korcë | 18/31 | Diell re shi |
Gjirokastër | 18/36 | Diell re shi |
Sarandë | 20/34 | Diell re |