Një zjarr ka shpërthyer në Kullën Eifel në Paris, duke nxitur panik në monumentin ikonë të kryeqytetit francez.
Turistët janë evakuuar të marten pas raportimeve për një zjarr në një nga boshtet e ashensorit të saj midis katit të parë dhe të dytë.
Zjarri është vënë nën kontroll, teksa detyroi autoritetet të evaukuojnë mbi 1200 persona.
Atraksioni turistik dhe një nga kullat më të famshme në botë dhe vizitohet mesatarisht nga 15,000 deri në 25,000 qytetarë në ditë.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ