Numri i bagëtive në juglindje në vendnumëro, qytetarët apel institucioneve: Subvencionet nuk janë të mjaftueshme, duam …
Prej dy vitesh ka mbetur i njëjtë numri i blegtorisë në juglindje të vendit.
E gjithë kjo sipas blegtorëve ka ardhur për shkak të mbështetjes së ministrisë së linjës.
Gentian Muço dhe Kasem Sardi janë dy nga blegoret potenciale në Bashkinë e Maliqit të cilët kanë nga 300 koke te imta. Si njëri dhe tjetri pranojnë se shuma që do të përfitojnë nga skema kombëtare nuk është e mjaftueshme por nga ana tjetër thanë se ndihmojne për të rritur numrin e krerëve.
Specialistja e Drejtorisë së Ekstensionist bujqësor në Rajonin e Korçës, Arjeta Kanari tha se këtë vit ndryshe nga herët e tjera skema ka disa ndryshime, jo vetëm në sektorin e blegtorisë por e bujqësisë dhe përfitimin e naftës pa akcizë.
Në qarkun e Korçës janë 200.000 krerë të imta, 25.000 gjedhë si dhe 40 mije familje bletare.