Ekzekutimi i Ervis Dedës, Dumani: Makinën që përdorën në vrasje ia sollën Festimit nga Fushë-Kosova. “Losha” ka qenë duke drekuar dhe …

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka zbuluar dinamikën e ekzekutimit të Ervis Dedës.

Sipaa tij, vrasja ka ndodhur teksa viktima po drekonte, teksa makina e përdorur në ngjarje nga Festim Qoli dhe  kishte mbërritur nga Fushë-Kosova.

Pjesë nga marrja në pyetje në sallën e gjyqit:

Avokati: Si ke marrë dijeni për vrasjen e Ervis Dedës?
Dumani: Kam ardhur në dijeni sepse ma ka thënë Festimi. Kur jam takuar me Festimin, kemi shkuar te Shkëmbi i Kavajës për të kërkuar armën.

Avokati: Si je njohur me Festimin?
Dumani: Jemi njohur për shkak të një konflikti në lokalin e tij.

Avokati: Pas njohjes me Festimin, keni pasur shoqëri të qëndrueshme?
Dumani: Po, kemi pasur.

Avokati: Shoqëroheshit me njëri-tjetrin?
Dumani: Po, shoqëroheshim në dreka, darka, kur mundeshim. Deri në vitin 2022, kur jam arrestuar.

Avokati: Si komunikoje me Festimin?
Dumani: I thosha djalit të tezes, që punonte te lokali.

Avokati: Çfarë të ka thënë Festimi për vrasjen e Elvis Dedës?
Dumani: Makinën që përdorën në vrasje ia sollën Festimit nga Fushë-Kosova. Elvis Deda, ose Losha, ka qenë duke drekuar. E ka qëlluar Enriku dhe ka dalë edhe Festimi, që ishte shofer. Kanë djegur makinën dhe kanë ikur për disa kilometra në këmbë. Këto m’i ka thënë Festimi.