Tragjedi në Shkodër: Ndërron jetë edhe 14-vjeçari, dy të mitur humbin jetën pas aksidentit me motor
Një aksident tragjik i ndodhur ditën e djeshme në Shkodër ka marrë jetën e dy të miturve. Pas vdekjes së menjëhershme të një 16-vjeçari në vendngjarje, sot ka ndërruar jetë në spital edhe 14-vjeçari që ishte në gjendje të rëndë.
Ngjarja e rëndë ndodhi kur të dy adoleshentët, duke lëvizur me motor, humbën kontrollin për arsye ende të paqarta dhe u përplasën me forcë. Si pasojë e përplasjes së rëndë, 16-vjeçari ndërroi jetë menjëherë në vend, ndërsa 14-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, ku fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.