Numërohen 2542 kuti votimi në gjithë vendin! PS thellon diferencën ndaj PD, me mbi 124 mijë vota, garë e fortë për vendin e tretë
- 12 May, 2025
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon me ritme të larta, ku deri tani janë numëruar 2542 nga 5225 kuti votimi në të gjithë vendin.
Partia Socialiste kryeson bindshëm me 350,061 vota ose 52.7%, duke krijuar një diferencë prej mbi 124 mijë votash ndaj koalicionit Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), që ka marrë 225,708 vota ose 34.0%.
Në garën për forcën e tretë, Partia Socialdemokrate (PSD) kryeson me 26,073 vota, e ndjekur nga koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) me 22,818 vota.
Rezultatet e deritanishme sipas partive:
- Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 350,061 vota – 52.7%
- Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 225,708 vota – 34.0%
- Partia Socialdemokrate (PSD) – 26,073 vota – 3.9%
- Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 22,818 vota – 3.4%
- Partia Mundësia – 18,339 vota – 2.8%
- Lëvizja Bashkë – 8,703 vota – 1.3%
- Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 7,553 vota – 1.1%
- Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 2,406 vota – 0.4%
- Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 1,256 vota – 0.2%
- Lëvizja Atdheu (LA) – 903 vota – 0.1%
- Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 459 vota – 0.1%.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ