Nuk ndryshon norma e interesit, guvernatori Sejko: Ekonomia në mjedis pozitiv

Banka e Shqipërisë ka lënë të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun në 2.75%.

Kjo u konfirmua nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, nëpërmjet një deklarate për mediat, ku ai foli për vendimmarrjen e politikës monetare për muajin dhjetor 2024

Sipas Sejkos, ekonomia ndodhet në një mjedis pozitiv, inflacioni ka rënë, ndërsa punësimi ka pësuar rritje. Bazuar në këto rezultate, sipas Sejkos, Banka e Shqipërisë vendosi të mos e ndryshojë normën bazë të interesit prej 2.75%.

Gjatë konferencës, guvernatori Sejko theksoi se BSH ka rritur blerjet e euros në treg për të stabilizuar kursin e këmbimit.