Rebelët Houthi të Jemenit kanë sulmuar anijen konteniere MSC Sky II me flamur liberian, në pronësi të Zvicrës, e cila u nis drejt Xhibutit.
Një zjarr shpërtheu në bord dhe më pas u shua nga ekuipazhi. Megjithatë, komandanti bëri të ditur se në bord nuk ka pasur të lënduar.
Centcom e njoftoi këtë, duke shpjeguar se dy raketa u lëshuan kundër anijes, 91 milje detare në jug-lindje të Adenit. Raketa e parë përfundoi në ujë, ndërsa e dyta goditi anijen me kontejner duke shkaktuar disa dëme. Anija tani po vazhdon rrugën e saj.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ