“Nuk kam ende avokat”, shtyhet seanca në GJKKO për Fredi Belerin


Shtyhet seanca në GJKKO për Fredi Belerin.  Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 7 qershor.

Ditën e sotme në seancë gjyqësore, në shkallën e dytë të gjyqësorit nuk ishte i pranishëm Beleri, i cili ndodhet pas hekurave për blerje votash, ndërsa kishte plotësuar një deklaratë se nuk dëshironte që të ishte në seancë, ndërsa theksonte se nuk kishte zgjedhur edhe një avokat.