“Nuk do largohem nga Serbia siç veproi Assad në Siri”- Vuçiç akuza shërbimeve të huaja inteligjente: Duan të më rrëzojnë, por unë…

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka akuzuar shërbimet e jashtme të inteligjencës se po përpiqen që rrëzojnë atë. Megjithatë, ai ka deklaruar se nuk do të largohet nga shteti i tij, siç ka bërë lideri sirian, Bashar al-Assad.

“Do të luftoj për Serbinë dhe do t’i shërbej vetëm popullit tim serb dhe të gjithë qytetarëve të Serbisë. S’do t’u shërbej kurrë të huajve, ata që duan ta mposhtin, poshtërojnë e shkatërrojnë Serbinë”, ka thënë ai në një video në Instagram, raporton AP.

Kundërshtarët e udhëheqësit populist e kanë krahasuar Vuçiç me Assad që iku drejt Moskës, pas një rebelimi të shpejtë që i dha fund regjimit mbi 50-vjeçar të familjes së tij.

Kundërshtarët e Vuçiç në Serbi e kanë krahasuar me Assad dhe diktatorë të tjerë, duke parashikuar se ai mund të përpiqet të largohet nga shteti nëse humb pushtetin pas protestave që kanë nisur që nga 1 nëntori, kur çatia e një stacioni të trenit u shemb duke u marrë jetën 15 njerëzve në Novi Sad.