Njihuni me parashikimin e motit për këtë të premte

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura më të theksuara në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në periudha afatshkurtra deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në relievet kodrinore – malore në periudha tepër afatshkurtra reshjet në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Mjegullinë përgjatë zonave luginore nga orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me shpejtësi 6-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Njihuni me parashikimin e motit për këtë të premte