Nis votimi nga diaspora, reagon Rama: Ne e mbajtëm fjalën, tani është radha juaj ta përdorni votën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me nisjen zyrtare të procesit të votimit nga diaspora, një moment historik për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë theksoi se premtimi për të garantuar të drejtën e votës për qytetarët emigrantë është mbajtur, duke u bërë thirrje të gjithëve që të marrin pjesë aktivisht në proces.

Reagimi i Edi Ramës:

VOTA E DIASPORËS KA HYRË PËRFUNDIMISHT NË JETËN TONË DEMOKRATIKE
Sot, në orën 07:15, zgjedhësi i parë nga jashtë vendit, me vendbanim në Erlangen, Gjermani, votues në qarkun Dibër, ka marrë në shtëpi zarfin me fletën e votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve!

NE E MBAJTËM FJALËN, TANI U TAKON SHQIPTARËVE TA PËRDORIN VOTËN E TYRE

Vota e shqiptarëve të Europës dhe botës në këto zgjedhje është historike jo vetëm në vetvete, po edhe sepse peshon sa vetë mundësia historike për ta bërë Shqipërinë tonë anëtare të Bashkimit Europian, duke mbyllur negociatat me BE-në brenda 2027

VOTO 5 mu në mes të fletës së votimit ku është kolona #PartiaSocialiste #EdiRama dhe jepe edhe ti dorën tënde për ta ngjitur flamurin më të bukur në botë në majën ku gjendet Shtëpia e Europës së Bashkuar.