“Nipi u vra me armë zjarri në oborrin e shtëpisë” – Flet xhaxhai i 20-vjeçarit: Djali merrej me bagëti, punonte tokat me familjen! S’kishte probleme me askënd

Një ngjarje e rëndë tronditi mesditën e sotme fshatin Guci e Re në Shkodër, ku 20-vjeçari Pavlin Preka u ekzekutua me armë zjarri në oborrin e banesës së tij. Familjarët e të riut janë të shokuar dhe kërkojnë drejtësi për humbjen tragjike.

Xhaxhai i viktimës, Prek Preka, në një prononcim për mediat, tha se nipi i tij nuk kishte konflikte me askënd dhe jetonte i qetë mes Dukagjinit dhe fshatit Guci. Ai shtoi se Pavlini merrej me bagëti dhe punonte tokat së bashku me familjen.

Prek Preka: Pavlin, është djali vëllaut, e kam nip. Lajmin e kam marrë vesh para 20 minutash. E kanë vrarë, bile unë kam marrë fjalë e kanë therë te shtëpia në Guci. Asnjë problem nuk ka pasur… Jetonte me babën dhe vëllanë e vetë në Dukagjin shumicën e kohës. Në Dukagjin ka bagëti, punonte dhe tokat. Gjendja ekkonomike..kanë ngrënë një kafshatë buke me forcim, është rritur vetëm me babanë. Halle si tërë të tjerët. E di vetë policia, s’kam nevojë me i mësuar unë, shteti merr masat e veta.

Kujtojmë se Pavlin Preka u gjet pa shenja jete në oborrin e banesës nga xhaxhai i tij. Ai u qëllua me një plumb të vetëm në gjoks.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.