Klubi i Uest Hem ka konfirmuar sot se sulmuesi kryesor i klubit të Premier Ligës, Majlkëll Antonio, është përfshirë në një aksident të rëndë me makinë.
Në rrjetet sociale nisën të qarkullonin pamjet e Ferrarit të tij të shkatërruar pas një përplasje të dukshme dhe klubi i Uest Hem më pas doli me një komunikatë të shkurtër për 34-vjeçarin, por duke mos dhënë asnjë informacion për gjendjen e tij.
“Uest Hem mund të konfirmojë se sulmuesi Majkëll Antonio është përfshirë sot në një aksident automobilistik.
Mendimet dhe lutjet e të gjithëve në klub në këtë periudhë janë për Majkëll, familjen e tij dhe miqtë. Klubi do të publikojë një përditësim në një kohë të dytë”, shkruhej në njoftimin e klubit anglez.
Kjo është hera e dytë që Majkëll Antonio përfshihet në aksidente të rënda automobilistike, pasi i kishte ndodhur një gjë e ngjashme në ditën e Krishtlindjeve në vitin 2019 kur kishte përplasur makinën e tij Lamborghini në murin e një banese.