Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të 18-ën herë për të dvazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Seanca pritet të nisë në orën 10:30.
Në seancën e 17-të majit kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga partitë politike të propozojnë nga një përfaqësues për mbarëvajtjen e votimit të fshehtë për të zgjedhur kryeparlamentarin e ri.
Sërish, PDK, LDK, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe lista serbe refuzuan ta propozonin një përfaqësues.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ