Ngacmoi seksualisht një agjente krimesh, pezullohet nga detyra shefi i Komisariatit të Lezhës

Shefi i Komisariatit të Lezhës, Agim Hoxha është pezulluar nga detyra. Sipas raportimeve, shkak për pezullimin është bërë ngacmimi seksual i një agjente krimesh.

Mësohet se Hoxha ishte në gjendje të dehur gjatë ngacmimit. Hetimi është kryer nga AMP prej disa ditësh është kryer nga AMP, ndërsa raportohet se rasti ka ndodhur një javë më parë dhe është denoncuar nga agjentja e Krimeve.

Hoxha u emërua shef i komisaritatit të Lezhës më 16 janar të këtij viti, ku zëvendësoi Behar Cakë i cili u emërua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Check Also

Nga përplasjet me Gardën dhe Policinë te pretendimet se u përdorën armët dhe u hodh benzinë/ Çfarë ndodhi sot në Kuvend

2 orë kaos dhe benzinë brenda, por përplasja tek Kuvendi ka vijuar edhe jashtë godinës.Ashtu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *