Nga parkingjet tek komunalja, kush është Egla Zere, sot rezulton bashkëorganizatore e skemës 5D

Eglantina Zere është një nga personat për të cilët u dha masë sigurie në lidhje me dosjen “5D”.

Zere, sot drejtore e ndricimit në Tiranë dhe dikur në krye të Tirana Parking, ishte e përfshirë në skemën korruptive bashkë me ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë Tiranë.

“Janë mbledhur provat e nevojshme që provojnë faktin se shtetasja Eglantina Zere në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt. Shtetasja Eglantina Zere ka pasur komunikime direkte me shtetasin Nestor Muhametllari, administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.”, njofton SPAK  për Zeren.

Ndërkohë në pranga kanë rënë Redi Molla dhe Mariglen Qato. Sipas SPAK për 4 vite Redi Molla ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë

“Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, ka shpallur fitues kompaninë që ai dhe Mariglen Qato ishin ortakët e vërtetë dhe pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.

Check Also

PD kallëzon në SPAK Spiropalin, Hoxhën dhe Drejtorin e Policisë: Persona të armatosur kanosën deputetët

Pak pas përfundimit të protestës dhe tensioneve para Parlamentit nga opozita, ka ardhur edhe reagimi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *