Nën ‘urdhërin’ e oligarkut Rahimkulov dhe Rusisë, çfarë e lidh Armand Dukën me ‘OTP Bank’?

E njëjta bankë që vetëm pak ditë më parë, u raportua nga ZËRI për lidhje me Rusinë.

TIRANË
– Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është pjesë e Këshillit Drejtues të “OTP Bank” në Shqipëri. E njëjta bankë që vetëm pak ditë më parë, u raportua nga ZËRI për lidhje me Rusinë. Edhe pse është degë e grupit hungarez OTP, aksioneri kryesor është Megdet Rahimkulov, një oligark rus që është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shkak janë lidhjet që ai ka me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ndaj edhe Megdet Rahimkulov është identifikuar nga amerikanët si pjesë e fuqisë financiare dhe vepruese të Putinit në Europë dhe jo vetëm. Përveç bankës, Rahimkulov është një aksioner në monopolet shtetërore ruse si Gazprom dhe Vneshtorgbank (VTB, e njohur si Banka e KGB-së dhe FSB ose Banka e Kremlinit), por së fundmi i ka shtrirë lidhjet e tij edhe në Hungari, Sllovaki, Rumani, e më gjerë.

Në Shqipëri, bankën e Megdet Rahimkulov e ‘mbikëqyr’ Armand Duka në Shqipëri. Sipas informacionit të bërë publik nga vetë faqja zyrtare e OTPs-së, Duka ka pasur jnjë mandat 4-vjeçar në Këshillin Drejtues, nga 15.10.2019 – 15.10.2023. Por edhe pse ka disa muaj që i ka kaluar “afati’, emri i tij ende nuk është zëvendësuar në Këshill.

Nën 'urdhërin' e oligarkut Rahimkulov dhe Rusisë,

ARMAND DUKA NË OTP

Por çfarë është Këshilli Drejtues?

Këshilli Drejtues siguron që Banka ka një sistem solid të qeverisjes dhe se aktiviteti i saj operacional zhvillohet në përputhje me rregulloret përkatëse në fuqi. E po ashtu, zbaton politikat dhe strategjitë e bankës në përputhje me planin e biznesit, menaxhimin e riskut dhe të buxhetit vjetor. Ai merr masat e nevojshme dhe të duhura për të siguruar integritetin e sistemit financiar dhe kontabilitetit të bankës, për ekzistencën e sistemeve të përshtatshme të auditimit veçanërisht në lidhje me menaxhimin e riskut, sistemin operacional dhe financiar të bankës, si dhe sigurimin e pajtueshmerisë me ligjin dhe praktikat më të mira në sistemin bankar.

Pse është Armand Duka i Këshillit?

Shkaku është i paqartë. Si arsim, Duka është diplomuar në degën e ekonomisë për industri, pra është një degë që nuk ka shumë lidhje me sektorin e bankave. Por mund të ndikojë titulli që ka marrë në vitin 2019, kur u akordua “Konsull nderi i Hungarisë” për Republikën e Shqipërisë. Po në të njëjtin vit, u bë pjesë e Këshillit Drejtues të Bankës OTP Albania. Se përse, kjo nuk bëhet me dije.

Çfarë e lidh kreun e FSHF, me një bankë që akuzohet për lidhje me Rusinë? Vetëm Duka vetë mund ta sqarojë…/ZËRI

 

Check Also

Horoskopi për ditën e sotme, 27 korrik 2024

Dashi Është e këshillueshme që nënat në pritje të bëjnë kujdes teksa ecin gjatë ditës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *