Në kërkim për abuzimet me fondet e BE, arrestohet në Rinas Gazmend Haxhia

Gazmend Haxhia është arrestuar në aeroportin e Rinasit sapo ka zbritur nga avioni. Ndërkohë që GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë ”arrest në shtëpi”.

Prokuroria e Posaçme dyshon se Beqaj si drejtues i SASPAC, ka abuzuar me të paktën 8 procedura prokurimi nga agjencia për menaxhimin e fondeve të BE.SPAK thotë se SASPAC i dha 125 mijë € kompanisë së biznesmenit Gazmend Haxhia për organizimin e një konference turizmi, “Festa”.

Por për të njëjtin event, edhe Ministria e Turizmit pagoi 38.5 mln lekë, dhe nga mbi 500 mijë € tenderë, u shpenzuan 4.2 mln lekë për një darke te “Gzona”.