Ndihmoi emigrantët të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, GJKKO lë në burg Arsen Cakën

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lë në burg shtetasin Arsen Caka.

Caka është i dyshuar për kryerjen e veprës penale penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”.

Caka ishte pjesë e një grupi kriminal të trafikut të qënieve njerëzore që përmes falsifikimit dokumenteve kontrabandonin emigrantë të paligjshme kryesisht drejt Mbretërisë e Bashkuar dhe Republikës së Irlandës.

Operacioni që u zhvillua më 7 qershor 2024  u koordinua edhe me homologët në Itali e Kosovë, ndërsa u bastisën banesa në Tiranë, Durrës, Shkodër, Berat, Kukës dhe Shijak, ku u sekuestruan me dhjetëra materiale, përfshirë edhe para cash dhe kompjuterë për transferta BITCOIN.