Ndërroi jetë pasi u mbyt nga ushqimi, i burgosuri në Lezhë, reagon Drejtoria Përgjithshme e Burgjeve

Ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes nga ushqimi një i dënuar në burgun e Lezhës. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, bëhet fjalë për shtetasin Gëzim Beneshi, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Njoftim për Shtyp!

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, informon opinionin publik se, me datë 04.12.2023, rreth orës 10:20, në IEVP LEZHË, është marrë njoftimi se shtetasi Gëzim Petrit Beneshi, i datëlindjes 06.07.1978, me masë mjekësore ‘Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor’, për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur ne tentative” të parashikuara nga neni (76-22) i Kodit Penal, është konstatuar me bllokim të frymëmarrjes gjatë ushqyerjes.

– Stafi i IEVP LEZHË, pas konstatimit të ngjarjes, ka reaguar menjëherë duke njoftuar mjekun e shërbimit. Sipas informacioneve, i është ofruar ndihma e parë mjekësore dhe janë konstatuar shenja jete. Ai është transportuar urgjentisht me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës.

– Nga Spitali Rajonal i Lezhës kemi marrë njoftim për ndarjen nga jeta të shtetasit Gëzim Beneshi.

– Pas konstatimit të ngjarjes, janë njoftuar familja e tij dhe organet hetimore për hollësitë e rastit.

– Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve të të ndjerit!

Check Also

Sondazh i ri: Pse më pak njerëz zgjedhin të kenë fëmijë dhe arsyeja që i pengon

Sipas një sondazhi të ri të Qendrës Kërkimore Pew të publikuar të enjten, përqindja e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *