Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur Baba Hekurani, udhëheqësi shpirtëror bektashi i teqesë së Alipostivanit në Përmet. Ai ishte një figurë e respektuar, i njohur për përkushtimin e tij në ringritjen e kësaj teqeje mbi rrënojat e tempullit të dikurshëm, duke e kthyer atë në një nga vendet më të rëndësishme shpirtërore në jug të vendit.
Me vite të tëra në shërbim të fesë dhe komunitetit, Baba Hekurani gëzonte respektin e banorëve të Përmetit dhe më gjerë. Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka sjellë dhimbje dhe pikëllim në radhët e besimtarëve dhe ndjekësve të tij.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ