Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferik të paqëndrueshme.Moti parashikohet i kthjellët në orët e para të ditës më pas shtim gradual të vranësirave mesatare dhe të dendura.
Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar nga orët e mesditës deri pasdites në pjesën më të madhe të territorit. Hera gjatë-herës në veriperëndim dhe jug të vendit reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive afatshkurtra me shkarkesa elektrike dhe breshër. Pas orëve të pasdites reshjet do të jenë me intenistet të ulët përgjatë pjesës perëndimore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa pëtgjatë vijë bregdetare lugina e male fiton shpejtësi deri 8-15m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.