Moti i keq përmbyten rrugët në Berat


Reshje të dendura shiu kanë përfshirë të gjithë vendin ditën e sotme. Në disa zona, reshjet kanë qenë në formë rrebeshi. Në Berat, është përmbytur rruga kryesore në Kuçovë. Uji është futur në nënstacionin elektrik dhe për pasojë disa banesa kanë mbetur pa energji elektrike. KESH dhe punonjësit e Bashkisë janë në terren.