Qeveria ka miratuar rritjen e pagave për punonjësit e administratës publike.
Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave dhe është bërë me dije nga ministri i Financave, Ervin Mete.
Nga ky vendim, që do të nisë të aplikohet nga 1 korriku do të përfitojnë 135 mijë punonjës të administratës.
“Me miratimin e vendimeve ditën e sotme avancojmë fazën e dytë të politikës së rritjes së pagave, nisur në vitin 2023, nga e cila përfitojnë rreth 135 mijë punonjës te administratës. Përmes zbatimit të kësaj politike paga mesatare në sektorin publik synohet të arrijë në 105 mijë lekë. Pagat e rritura fillojnë të aplikohen në 6 mujorin e dytë të vitit, pra duke filluar nga 1 korriku, me nje kosto të përllogaritur prej afro 11 miliardë lekësh për ketë 6 mujor të dytë të vitit dhe me një kosto totale buxhetore prej afro 40 miliardë lekësh.
Nga kjo politike përfitojnë
Punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar;
Punonjësit e sistemit shëndetësor;
Punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit:
– Policia e Shtetit
– Policia e Burgjeve
– Garda e Republikës
– Forcat e Armatosura
– Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi
Si edhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore.
Gjithashtu, me ndryshimet ligjore të miratuara, parashikohet të realizohet indeksimi i të gjitha pagave në administratën publike me normën e inflacionit në fuqi, indeksim që do të realizohet në vazhdimësi çdo dy vjet, duke filluar nga viti 2026”, tha Mete.