Mesfushori i kombëtares shqiptare fiksohet me kampionatin kroat, gati firma te …

Ndryshim skuadre por jo kampionati për Adrion Pajazitin. Mesfushori i kombëtares shqiptare është gati për të bërë një tjetër hap në karrierë, por duke mbetur në Kroaci. 22-vjeçari i cili luajti sezonin e shkuar me Goricën pritet të firmos te Hajduku i Splitit.

Goli ndaj tyre, por edhe kundër Dinamos së Zagrebit dhe Osijek duket se ka bindur drejtuesit për të transferuar Pajazitin.  Trajneri i ri i Hajdukut, Gonzalo Garcia ka këmbëngulur për mesfushorin, me 22-vjeçarin që ka cilësi të jashtëzakonshme, shpejtësi, teknikë dhe shkathtësi, tipare që do sillnin efikasitet në skuadër. Një tjetër faktor i rëndësishëm është edhe kartoni, pasi Pajaziti do firmoste me parametra zero nga Fulham, pasi skadon kontrata.

Në gjurmët e mesfushorit kuqezi gjenden edhe Rijeka e Olimpik Ljubjanë por projekti e ka bindur për të firmosur në Split. Vendimi tani është praktikisht i marrë dhe Pajaziti po pret konfirmimin zyrtar. Pajaziti mbërriti në Gorica në shtator të vitit të kaluar në huazim nga Fulham. Sezonin e kaluar ai shënoi tre gola në 24 ndeshje. Vlera e tij në treg kap shifrën e 1 mln euro dhe ka dy ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë.