Mes thashethemeve se janë ndarë, Donald Trump e çon të fejuarën e djalit të tij ambasadore në Greqi

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump ka zgjedhur Kimberly Guilfoyle, të fejuarën prej vitesh të djalit Donald Trump Jr., për t’u bërë ambasadore e SHBA në Greqi.

Kjo është zgjedhja e fundit e Trump për administratën e re që ka lidhje të ngushta me anëtarët e familjes së tij. Trump njoftoi synimin e tij për të emëruar Guilfoyle, një ish-prezantues i Fox News, të martën në mbrëmje mes zgjedhjeve për role të tjera diplomatike dhe ekonomike, duke përfshirë Andreë Ferguson për të udhëhequr Komisionin Federal të Tregtisë.

Zgjedhja e Guilfoyle për të shërbyer si ambasadore mijëra kilometra larg SHBA-së vjen në një moment kur në mediat amerikane flitet se djali i tij Donald Trump Jr. I ka dhënë fund fejesës dhe teksa fotografuar me një vajzë tjetër të quajtur Bettina Anderson.

Vetë Trump Jr. E uroi të fejuarën e tij për përzgjedhjen, megjithëse në rrjetet sociale ky urim u komentua më tepër si një “letër e përkryer ndarjeje”.

“Jam shumë krenar për Kimberly. Ajo e do Amerikën dhe gjithmonë ka dashur t’i shërbejë vendit si ambasadore. Ajo do të jetë një udhëheqëse e mahnitshme për Amerikën së pari”, shkroi ai.