Meloni për marrëveshjen me Shqipërinë: Do të funksionojë, ka zgjidhje për të cilat po punoj

Lidhur me marrëveshjen për transferimin e emigrantëve në Shqipëri , Meloni në një intervistë thotë se projekti nuk ka dështuar, “Shqipëria do të funksionojë. Nuk bëj angazhime që nuk mendoj se mund t’i mbaj. Ka zgjidhje. Unë jam duke punuar për të .”

Duke e cilësuar si “një projekt absolutisht inovativ, dhe jo rastësisht i kushtohet vëmendje pothuajse nga të gjitha vendet e Bashkimit Europian, është një ndryshim total në menaxhimin e flukseve migratore”, saktëson kryeministrja, duke ripërsëritur: Projekti i Shqipërisë duhet të funksionojë. Unë do të bëj gjithçka që duhet të bëj për ta bërë atë të funksionojë.

Kryeministrja nënvizon se “ka zgjidhje për ta bërë atë të funksionojë, me kusht që të presim Gjykatën e Lartë dhe të kemi Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. Dhe do të shohim gjithashtu se sa mbështetje do të ketë për qëndrimin italian para Gjykatës Evropiane të Drejtësisë kur të arrijë ky vendim”.

“Do të më duhej të punoj tre herë më shumë se paraardhësit e mi për të arritur rezultatet. E dija se do të hasja shumë pengesa, e dija që do të kishte zona dhe mjedise të ndryshme që nuk do të pajtoheshin me këto nisma. Pas kësaj, mendoj se nuk duhet të ndalemi përballë pengesave që hasim dhe prandaj vazhdoj të kërkoj dhe do të gjej zgjidhje”, u shpreh Meloni.