Megaoperacioni i SPAK, zbardhen emrat e tre efektivëve për të cilët u lëshuan urdhër arrestet

Zbulohen emrat e tre efektivëve të Policisë së Shtetit, për të cilët Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar urdhër arreste.

Bëhet fjalë për Ergert Mitrin, i cili më herët ka pasur pozicion si drejtues i Policisë Lezhë, Klodian Jashari dhe Altin Morinën ish efektiv i RENEA.

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar mbi 40 urdhër arreste për emra personazhesh, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në vrasje dhe trafik të lëndëve narkotike.

Altin Morina është ish efektivi i RENEA që u kap me makinë me shuma parash

Erigert Mitri aktualisht është specialist në drejtorinë e përgjithshme.