Një operacion i madh është duke u zhvilluar nga policia greke prej orëve të para të mëngjesit, për ekzekutimin e dhjetëra urdhër arresteve të lëshuara nga Prokuroria për një grup kriminal të përfshirë në tentativë vrasje, shkatërrim prone me eksploziv, shkatërrim prone me zjarr, plagosje si dhe çështje droge e armësh.
Deri tani janë arrestuar 23 persona, ndërkohë që operacioni vijon.
Grupi kriminal mësohet se drejtohej nga një personazh që ndodhet në burg.
Mes të arrestuarve ka edhe shtetas shqiptarë, njëri prej të cilëve, aktualisht i burgosur, është përfshirë në një skandal të kohëve të fundit ku ai kishte lidhje me efektivë të burgut të Janinës dhe kryente veprimtari të paligjshme aty.
Detaje lidhur me operacionin pritet të bëhen publikë në orët në vijim.