Pas zbardhjes së ngjarjes në Durrës, ku Majlind Habibi vrau shokun e tij Brako Shkoza, janë shfaqur tensione mes dy familjeve, të cilët janë fqinjë.
I riu, Majlind Habibi dëshmoi se Brako Shkoza i ngacmonte gruan dhe kur i kërkoi që të mos e bënte më, ky i fundit e talli.
“Nuk kam dashur ta vras Brankon, por e kam shtyrë duke menduar se ai do të mund të dilte nga uji, sepse aty është cekët. Isha i nxehur për shkak se ai më kishte ngacmuar gruan. I thashë të mos e ngacmonte më. Ai më tha gruaja jote i zgjidh vetë problemet e veta. Në këto kushte e shtyva. Të nesërmen mora vesh që nuk kishte shkuar në shtëpi dhe i familja po e kërkonte. Shkova te kanali dhe pashë që ndodhej i mbytur në ujë disa metra më larg. U pendova për veprimin tim. Më vonë shkoi policia atje dhe pashë një ambulancë që e mori. Mendova që nuk do merrej vesh ajo që kisha bërë, por do merrej si një rënie nga pakujdesia”, ka dëshmuar Majlind Habibi.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më datë 2 dhjetor dhe Habibi e fshehu vrasjen për 8 ditë, derisa u zbulua nga procesi hetimor se ai qëndronte pas kësaj vrasje. Shkoza, u raportua i zhdukur nga babai i tij më 4 dhjetor