“Më jep byzylykun”/ 18-vjeçari vjedh nën kërcënimin e thikës të riun, arrastohet

Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi i mori byzylykun e floririt, një shtetasi, duke e kanosur atë me mjet prerës, thikë.

Ndërhyrja e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bëri që 18-vjeçari të identifikohet dhe arrestohet nga policia.

 

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti prerës thikë dhe 1 aparat celular.

 

 

18-vjeçari u arrestua për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 3, Sarandë, një shtetas i kishte marrë byzylykun e floririt, një 19-vjeçari, duke e kanosur me thikë, dhe më pas ishte larguar, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit A. S., 18 vjeç, banues në Sarandë”, njofton policia.