“Mbylle mbledhjen”, deputetët e opozitës i bien mikrofonave dhe tavolinave, pamjet nga tensioni brenda Komisionit për Çështjet Europiane

“Mbylle mbledhjen”, deputetët e opozitës kërkojnë mbylljen e mbledhjes së Komisionit për Çështjet Europiane, duke bërë që seanca të ndërpritet. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Replika.al, i bien tavolinave dhe mikrofonave, duke krijuar zhurmë të mëdha në sallë.

Ndërkohë nuk kanë munguar përplasjet verbale mes deputetëve të opozitës dhe atyre të maxhorancës, të cilët kanë ironizuar veprimet e demokratëve.