Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka vizituar shkollën e mesme “Shën Jozefi Punëtor” në Rrëshen.
Manja shprehet se kjo shkollë ka mirëpritur 157 nxënës të rinj nga gjithë Shqipëria. Sipas tij, kjo shkollë është institucion model.
“Me përvojën 20-vjeçare dhe reputacionin e shkëlqyer, shkolla e mesme profesionale “Shën Jozefi Punëtor” në Rrëshen ka mirëpritur 1️⃣5️⃣7️⃣ nxënës të rinj nga e gjithë Shqipëria 🇦🇱, duke tejkaluar kapacitetin e saj! Kombinimi i dijes 📚 me praktikën 🛠️ në këtë shkollë model ka përgatitur me sukses 450 të rinj për tregun e punës!
Nga 1 janari 2025, shkolla do të financohet nga buxheti i shtetit, por do të ruajë të njëjtin staf dhe menaxhim në bashkëpunim me dioqezën katolike. ⛪ Objektivi ynë i radhës? Një konvikt modern për të përmirësuar cilësinë e arsimit! 👏