Një magazinë e vjetër me bazë ushqimore për kafshë (bar) është përfshirë nga flakët në fshatin Çerravë të Pogradecit. Dy mjete zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e plotë të flakëve. Sipas zjarrfikësve, situata është nën kontroll dhe zjarri po shuhet.
Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur që flakët të mos përhapeshin në banesën ngjitur magazinës, duke shpëtuar kështu pasuritë e banorëve të zonës.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ