“Lumë” regjistrimesh nga emigrantët për zgjedhjet e 11 majit, ja shifrat aktuale

Rritet interesi i emigrantëve shqiptarë për të ushtuar të drejtën e votës në zgjedhjet e 11 majit.

Sipas shifrave zyrtare të KQZ, numri i votuesve nga jashtë të regjistruar ka arritur përtej 140 500, ndërsa janë miratuar rreth 86 000 kërkesa.

Sipas gjinisë, në përqindjen më të lartë të regjistruesve janë meshkujt me 59,7% kërkesa, ndërsa femrat janë 40,3%.

Sipas grup-moshave, numrin më të lartë të kërkesave është 26-35 vjeç me mbi 39 mijë kërkesa, më pas grup-mosha 36-45 vjeç me 38 mijë kërkesa, nga grup-mosha 46-55 janë regjistruar 27 mijë dhe mbi 56 vjeç janë  mbi 22 mijë kërkesa për regjistrim.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 53 042, e ndjekur nga Greqia me 37 984, Gjermania me 16 739, si dhe nga SHBA me 10 231.

Sa i takon kërkesave sipas bashkive, numri më i lartë i aplikimeve është për Tiranën.