Personi që shihni në foto është Daut Laze, i cili u arratis nga burgu i Shënkollit në Lezhë.
Ai është i dënuar për dhunë në familje, teksa dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Ende nuk dihen rrethanat se si Daut Laze ka arritur gjatë natës të arratiset nga burgu. Policia po punon për gjetjen dhe kapjen e tij, si dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të arratisjes.
Autoritetet po verifikojnë edhe mundësinë e ndihmës së mundshme nga persona të tjerë.
Ai ishte arrestuar që prej 16 Nëntorit të vitit 2021 dhe ishte dënuar për dhunë në familje, teksa Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se më 4 nëntor të vitit të kaluar Gjykata e Tiranës kishte vendosur ndaj tij masën mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”,
Burime bëjnë me dije se ai ishte shtruar në dhomën e mjekimeve të burgut të Shënkollit, ku dyshohet të ketë shfrytëzuar mundësinë për t’u arratisur. Nga hetimet paraprake, rezulton se ai ka kapërcyer murin në anën jugore të burgut dhe është arratisur.
Mungesa e tij në burg është konstatura mëngjesin e sotëm gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në burgun e Shënkollit në Lezhë.